Grantet për Kërkimin Shkencor

Mund të jenë përfituesit e granteve të kërkimit shkencor studiuesit që posedojnë CV profesionale dhe shkencore të përshtatshme për kryerjen e kerkimeve.

Këto bursa jepen përmes konkursit publik; provimet përbëhen nga një vlerësim i kualifikimeve të prezantuara nga kandidatët dhe një intervistë. Grantet kanë një afat prej një deri në tre vjet dhe janë të rinovueshme. Kohëzgjatja e përgjithshme e marrëdhënieve të krijuara me lëshimin e njoftimeve të nxjerra në zbatim të Ligjit 30.12.2010 n. 240, duke përfshirë çdo rinovim, nuk mund në asnjë rast të tejkalojë katër vjet, duke përjashtuar periudhën në të cilën granti është marrë në lidhje me një PhD,  nuk mund të kaloj kohëzgjatjen ligjore të kursit.

Materializimi i Grantit formalizohet përmes nënshkrimit të një kontrate private ndërmjet Universitetit dhe atyre në rangun më të lartë në listën e kandidatëve. Kontrata nuk ka në asnjë mënyrë një marrëdhënie të varësisë dhe nuk jep asnjë të drejtë në lidhje me aksesin në rolet e stafit universitar. Bashkëpunimi i përfituesit te grantit ka karakter të vazhdueshem, jo vetëm rastësor, dhe zhvillohet nën drejtimin e përgjegjësit shkencor, në autonomi të plotë, brenda kufijve të programeve kërkimore dhe në lidhje të ngushtë me realizimin e njëjtë, pa orare të paracaktuara të punës .

 

 

Konkurse pranimi