Mobiliteti i Studentave

ERASMUS +

+ Programi Erasmus është një program mobilitetit i financuar nga BE për t’ju bërë të mundur studentave që të kalojnë nga tre deri nw dymbëdhjetë muaj në një universitet evropian.

Ju mund të merrni pjesë në kurset, provimet dhe të fitoni kredite për studimet tuaja.

Ju do të merrni një grant nga programi Erasmus + për t'ju ndihmuar të mbuloni shpenzimet tuaja.

Si një student Erasmus +, ju do të fitoni kredite për aktivitetet tuaja të të mësuarit, dhe të keni akses në të gjitha shërbimet që universiteti pritës ofron studentëve të tij.

 

LLP / PROGRAMI ERASMUS

Qëllimi i LLP / Programit Erasmus (është një nga katër nën-programet e Programit të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës) është për të kontribuar në cilësinë e arsimit universitar dhe trajnimit duke stimuluar bashkëpunimin ndërkombëtar midis universiteteve dhe duke promovuar shkëmbimin e përvojave në mes të nxënësve, hulumtuesve, stafit të fakulteteve, stafit administrativ, i institucioneve të zgjedhura të arsimit të lartë në vendet pjesëmarrëse.