Regjistrimi

Kualifikimet minimale të nevojshme për tu regjistruar

   Regjistrimi në Diplomat e Ciklit të Parë

- Një diplomë të shkollës së mesme pesë-vjeçare;

- Një diplomë e shkollës së mesme katër-vjeçare me një vit shtesë. Nëse diploma e lëshuar nga një shkollë e cila nuk ka një vit shtesë,  për informacione të mëtejshme kontakto Zyrën e Administrimit të Studentëve.

 

Regjistrimi në Diplomat e Ciklit të Dytë

- një diplomë e nivelit të parë (ose një diplomë e jashtme ekuivalente) 

 Regjistrimi në Diplomat me numër të kufizuar

Nëse programi i diplomës që ju intereson ka numër të kufizuar duhet të regjistroheni për një provim pranues dhe pranimi varet nga pozicioni juaj në listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar me sukses provimin. Për të mësuar në lidhje me metodat dhe afatet për regjistrimin për provim, shkarko thirrjen për aplikime (Albo Segreteria)

Regjistrimi për Diplomat e Cikli të Parë dhe Diplomat e Ciklit të Dytë që nuk kanë numër të kufizuar duhet të bëhet online.

REGJISTRIMI

Pas kalimit të fazës së zgjedhjes të përcaktuar nga formulari i veçantë për konkursin (kur është e aplikueshme), ose pasi keni kaluar nëpër të gjitha hapat e përshkruara në mënyrë që të sigurohemi që zoteroni kushtet, mund të vazhdoni me plotësimin e aplikimit të regjistrimit tuaj.

Aplikimet për regjistrim në degët me numër jo të kufizuar duhet të bëhet në internet në këtë link: https://esse3.ceda.unina2.it/Home.do

Për regjistrimin në degët me numër të kufizuar duhet të paraqiteni personalisht në Zyrën e Studentëve (Segreteria Studenti) sipas kalendarit të përcaktuar.

Regjistrimi për vitin e parë është i përfunduar pas pagesës së këstit të parë të tarifave të shkollimit.

Aplikimet e dërguara me postë ose me faks nuk do të pranohen, me përjashtim të modeleve të printuara nga faqja e internetit.

 

Tarifat e shkollimit

Regjistrimi për Diplomat e Ciklit të Parë dhe Diplomat e Ciklit të Dytë që nuk kanë numër të kufizuar

Studentët duhet të paguajnë pagesat për shkollim në çdo degë të bankave duke përdorur një formularë të quajtur MAV i cili është në dispozicion  për tu shkarkuar në internet, pasi të keni përfunduar procedurat e regjistrimit.  

Regjistrimi për Diplomat e Cikli të Parë dhe Diplomat e Ciklit të Dytë që kanë numër të kufizuar

Studentët duhet të paguajnë tarifat e shkollimit në një degë të bankës UniCredit duke përdorur formularin e veçantë të quajtur MODELLO PTI të cilin mund ta gjeni në faqen e internetit të Universitetit në këtë link: http://www.unina2.it/index.php/studenti/modulistica/modulistica-comune-alle-segreterie

Kontributi rajonal në shumën prej 140 euro mund të paguhet duke plotësuar formularin e veçantë postar ‘Regione Campania - c/c n. 21965181’, duke shënuar në mandat ‘Regione Campania Servizio Tesoreria Napoli - codice causale 0803’.  

Regjistrimi për vitet akademike në vijim: tarifat e shkollimit.

Tarifat e shkollimit në vitet vijuese pas vitit të parë duhet të paguhet në çdo degë të bankës duke përdorur formularin e veçantë të quajtur MAV, i cili është në dispozicion në internet dhe është i përgatitura në bazë të të ardhurave të studentëve.

Studentët me aftësi të kufizuara, të barabartë ose më të lartë se 66%, nga zhvlerësimi duhet të paguajnë një kontribut prej 17,10 Euro dhe kontributin Rajonal në shumën 140 Euro. Përjashtimi nga tarifat e mbetura të shkollimit është rezervuar për ata studentë të cilët dërgojnë deklaratën e tyre të aftësisë së kufizuar dhe të gjithë dokumentacionin mjekësor në zyrat e administratës studentore.