Historiku i Universitetit

Universiteti i Dytë i Napolit, tashmë i njohur si SUN është themeluar në 1991 (Dekreti .Murst i 25 marsit 1991 dhe Dekreti Presidencial i 27 prillit 1992), si ndarje e Universitetit Federiku II, me objektivin për ta liruar nga numri i madh i studenteve këtë universitet napolitan. Fuksionimi autonom i te cilit ka filluar zyrtarisht me 1 Nentor 1992 me pothuajse nentembëdhjetëmije student të regjistruar dhe me 8 Fakultetet të shpërndara në 5 pole territoriale.
Te regjistruarit sot arrijnë pothuajse ne tridhjetemije, me  Departamente 19.
SUN duke patur në konsideratë dislokimin e tij territorial ka dy seli Rektorati: një në Napoli në afërsi të Fakultetit të Mjeksisë dhe Kirurgjisë, dhe një tjeter në Caserta, e rikonstruktuar dhe inauguruar pak kohë më pare në Pallatin mbretëror.

 

Selitë.

Universiteti ka investuar shumë impenjim dhe punë për selitë e tij. Vazhdimisht ështe ndjekur një politikë për zhvillimin e territorit duke u fokusuar edhe në ndërtimin dhe rikualifikimin territorial, rinovimin e komplekseve historike monumentale që nuk janë në përdorim, të vëna në dispozicion nga autoritetet lokale dhe shtetërore, sot vende prestigjioze të cilat janë rikthyer në lavdinë e tyre të mëparshme, duke pritur me mijëra studentë, këta vende janë mbledhur në një libër të quajtur "Shtëpitë e Dijes". Ky libër është pjesë e historisë njëzet-vjeçare të SUN dhe nxjerr në pah historinë e pasur, trashëgiminë arkitektonike, artistike dhe arkeologjike të ndërtesave historike që janë seli për shumicën e departamenteve të vendosura në Napoli, Caserta, San Leucio, Aversa, Capua, Santa Maria Capua Vetere dhe Marcianise. (Për të cituar një shembull, criptoportiko romak në të cilën u ndertua në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë burgu Borbon, nje tjeter vend historik seli e Departamentit të Arteve dhe Trashëgimisë Kulturore, fabrikat e vjetra të Sant'Andrea delle Dame, Shën Patrick, St. Gaudioso dhe Palazzo Spinelli e Fuscaldo në Napoli, vendosja e një pjesë të Shkollës së Mjekësisë, në kompleksin San Lorenzo në San Lorenzo ad Semptimum e dell’Annunziata di Aversa, shtëpitë historike te devotshmërisë dhe mëshirës laike ku sot formohen arkitektë dhe inxhinierë laikë).

Skematikisht:

Arkitektura dhe Dizajni Industrial "Luigi Vanvitelli" është e vendosur në kompleksin monumental të San Lorenzo në Septimum, në Aversa, i cili ndodhet në një vend që, që në kohët e lashta përbënte interes, në Via Consolare Campana septimum, përkatësisht në miljen e shtatë të qytetit Capua. Monumenti përfshin Kishën me të njëjtin emër dhe është ndërtuar rreth një manastiri të bukur.

 

Ekonomia Fakulteti i Ekonomisë është themeluar dhe është vendosur në Capua në vitin 1991. Kompleksi që pret Fakulteti i Ekonomisë është ish-manastiri i murgeshave Dames, i njohur më vonë si kazerma Ettore Fieramosca, dhe është e vendosur në Capua në bulevardin Gran Priorato të Maltës. Pas punës së ristrukturimit dhe rikualifikimin të kompleksit, që në  vitin 2005 është venë në dispozicion për të akomoduar Departamentin aktual të Ekonomisë.

Fakulteti i Drejtësisë është vendosur në qendër të Santa Maria Capua Vetere, Palazzo Melzi, e ndërtuar nga Kryepeshkopi Camillo Melzi në shekullin e shtatëmbëdhjetë ka shërbyer si seli e mensës së kryepeshkopit. Nga 1808 ka qënë seli e gjykatës deri në themelimin e fakultetit, tani Departamentit të Drejtësisë. Një ndërtesë e veçantë moderne është përdorur si aulario (salla leksionesh).

Inxhinieria Shkolla e Inxhinierisë, ka dy Departamente, me seli në kompleksin historik të Annunziata di Aversa, me shumë mundesi e themeluar në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë. Annunziata është brenda institucioneve fetare, me qëllime bamirëse të nxitura nga Angioini edhe për kontrollin e territorit.

Letersia dhe trashëgimia kulturore është e vendosur në manastirin mesjetar të Shën Françeskut në Santa Maria Capua Vetere. Në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë ndërtesa është zënë nga Fretërit Minor të rendit të Shën Françeskut të Paolas, derisa në 1738 u strehuan ushtarët Borbon dhe me 6 shkurt 1807 është kthyer në një burg. Manastiri është ndërtuar mbi një cryptoporticus të lashtë romak.

Mjekësia dhe Kirurgjia Shkolla e Mjekësisë ofron dy kurse diplome të specializuara me cikël të vetem në Mjekësi dhe Kirurgji, një me mësimdhënie në Caserta (leksionet mbahen në qendër biznesi në Caserta në fraksionin e San Benedetto), tjetra me mësimdhënie në Polikliniken e vjetër të Napolit (që është dhe selia administrative). Aktivitetet e të mësuarit të praktikës klinike mbahet në Spitalin e Casertës (dhe, pjesërisht, në strukturat napolitane) për studentët e kursit të bazuar në Caserta; në Polikliniken e vjetër dhe të re në Napoli për studentët e kursit me seli në Napoli. Dy seli te polit të Napolit janë kompleksi i Sant'Andrea delle Dame (Napoli) dhe manastiri i Santa Patrizia. Master i Shkencave në ciklin e vetme të Stomatologjisë mbahet në selinë në Napoli. Në Napoli, selit janë ato të cilat, para ndarjes, i përkisnin Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Federico II të Napolit. Në selinë e Napolit është Muzeu i Anatomisë Njerëzore. Është në vazhdim puna për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Casertes.

Psikologjia Në vitin 2001, pas ndarjes nga Fakulteti i Arteve, u themelua Fakulteti i Psikologjisë, fillimisht i vendosur në kompleksin e Qendrës Shkencore të Via Vivaldi në Caserta dhe tani Departamenti, që ndodhet në selinë e re të Viale Ellittico, ish-ndërtesës së Zyrës Postare.

Shkencat dhe Teknologjitë Mjedisore Biologjike dhe Farmaceutike Shkolla e themeluar në vitin 2009, u themelua nga Fakulteti i Shkencave Mjedisore dhe nga fakultetet e Farmacisë dhe Bioteknologjise, nga te cilat ka trashëguar kurset dhe shumë profesor dhe studiues. Departamenti është i vendosur në Caserta në Qendrën Shkencore.

Matematika dhe Fizika. Është e bazuar në Caserta në kompleksin Via Antonio Vivaldi.

Shkenca Politike "Jean Monnet" Fakulteti i Studimeve Politike dhe për formimin e lartë europian dhe mesdhetarë ka filluar veprimtarinë në vitin akademik 2006-2007 me një kurs diplome në shkencat politike. Sot Departamenti i Shkencave Politike, "Jean Monnet" i vendosur në ish-ndërtesën e zyrës postare në Viale Ellittico ne Caserta.