MUSA - Muzeu Universitar i Shkencave dhe Arteve

Historiku

 

Pas viteve të gjata të neglizhencës, në vitin 1997, Muzeu anatomik i Universitetit te Dyte te Napolit (SUN) rihapi dyert e tij duke i dhënë përsëri kulturës kombëtare  vëmendjen ndërkombëtare si një nga institucionet më interesante dhe më të vjetra shkencore në këtë fushë.

Një dekadë më vonë, SUN, në konfigurimin e institucioneve të saj kulturore dhe shkencore, ka krijuar MUSA ("Muzeu Universitar i Shkencës dhe Artit"), një mjet i ri dhe i dobishëm për komunikimin dhe përdorimin e trashegimisë historike të Universitetit. Më pas, në vitin 2012, Statuti i ri i Universitetit identifikon MUSA-n si një prej qendrave të referencës të Universitetit, i cakton  menaxhimin një Drejtori dhe një Komiteti Shkencor.

MUSA kërkon të rishikojë konceptin e muzeut, që deri kohët e fundit kuptohej vetëm si mbajtës i objekteve statike, duke shkuar drejtë një eksperimentimi të ri të ruajtjes, zgjerimit dhe vlerësimit, si dhe një mjet për rritjen e një mjedisi harmonik socio-kulturor në të cilën vepron.

Në MUSA bëjnë pjesë, përveç realitetit tashmë të organizuar të Muzeut të vjetër të Anatomisë dhe Farmakologjisë, edhe arkivat muzeale të universitetit, trashëgiminë e pasur arkitekturale që SUN i disponon, përveç  realitetit teknik dhe shkencor që ka kontribuar në industrializim e zonës.

Për këtë arsye, MUSA është e ndarë në seksione, njëra prej të cilave është Seksioni i Anatomisë që përfshin koleksionin prestigjioz dhe të vlefshëm të Muzeut të vjetër të Anatomisë. Seksione të tjera janë në Farmakologji, i Stomatologjisë, ai  Bibliografik dhe i Arteve.

MUSA përdor ekspertizën dhe teknologjinë e Universitetit, duke eksperimentuar mënyrat të reja të organizimit të muzeve, të llojit të hapur dhe të shperndarë në zona të gjera, në koordinim, në sajë të Konferencës Kombëtare të Rektorëve, me përvojat universitare kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë sektor.

 

 

ORGANET

Drejtori

Prof. Angelo Itro

 

Komisioni Shkencor

Prof. Nadia Barrella
Porf. Michele D’Amico
Prof. Claudio Gambardella
Prof. Francesco Izzo
Prof. Michele Papa

 

 

KONTAKTE

Sekretaria Musa
Via Luciano Armanni, 5 - Complesso di Santa Patrizia - 80138 Napoli
Tel: 081 5667747 - Fax: 081 5667746
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.